Categories Lajme

“Më keni prishur punë”, ky është “Babalja” i vërtetë i Vlorës që kërkon mos t’i përmendet më emri

Dëshmimtari X i cili më pas mori dhe etiketimin si “Babale” duket se ka shkaktuar trazira jo vetem ne kampin politik por edhe në biznes, atë te një biznesmeni në Vlorë.

Realisht në qytetin bregdetar si Babale njihet Mustafa Mustafai i cili drejton biznesin e peshkimit me të njejtin emër prej vitesh. Ai është nje personazh i veçante ne qytetin bregdetar si për shkak te veshjes pasi nuk i ka ndare nga trupi kurrë stilin e tij të veçantë të të veshurit duke u identifikuar metra larg.babale

Ai tregon se me këtë emër kanë nisur t’i flisnin që para 20 vjetesh për shkak te mirave që ka. Sipas tij fjala Babale e ka emrin nga baballëk që do me thënë njeri i mirë. Pas daljes se dëshmisë se Babales në televizor ai ka pasur shume telefonata madje në shume raste të afërm apo miq i kane tërhequr vëmendjen se çfarë kishte bërë.

Sipas tij dalja e emrit “Babale” në skenë i ka shkaktuar dhe probleme dhe në bizneset e tij të cilat shikohen me dyshim sepse ka njerez që mendojne për ndonje lidhje te mundshme mes tij dhe atij që ka dalë në media si Babalja. Mustafai shprehet se ai është i vetmi Babale i njohur dhe se nuk duhet të permendet më ky emër si nga Veliu dhe si nga askush tjetër./BalkanWeb/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME