Categories Lajme

“Më kërcënoi mua dhe mamanë”, vrau motrën, 40-vjeçarja: Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh

Një krim i rëndë ka tronditur kryeqytetin shqiptar, ku një 40-vjeçare dyshohet se ka vrarë me thikë motrën e saj ditën e djeshme. Fillimisht familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me mjet prerës.

Krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

Kështu ka deklaruar dhe autorja e dyshuar Marsela Pushani e arrestuar nga policia menjëherë pas krimit.

Mësohet se ajo ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja i kishte kërcënuar se do t’i vriste.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike.

 Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME