Kreu i ri i grupit të demokratëve në Kuvend, Korab Lita mohoi të ketë k ërcënuar deputeten Rudina Hajdari.Kjo e fundit bëri me dije sot në Kuvend se i ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruci rritjen e masave të sigurisë pasi është k ërcënuar sic tha ajo me jetë në zyrën e saj. “Merrni masa perpara se te kemi ndonje v iktime ne Parlament”, u shpreh ajo sot.
A ka patur një kërcënim tuajin apo të kolegëve tuaj për zonjën Hajdari sic ajo pretendon se është k ërcënuar me jetë?
Une jam koleg me zonjen Hajdari jam deputet si zonja Hajdari dhe nuk pergjigjem per sigurine ne Kuvend, pergjigjen strukturat e sigurise.
Keni pasur debate?
Jo, unë jam koleg me të.
A keni shkuar në zyrë?
Unë dhe zonja Hajdari jemi kolegë e shkojmë e takohemi në zyrë perditë.
Kur jeni takuar me te?
Diten e mbledhjes, para dy ditësh.
Keni debatuar?
Jo
Ajo pretendon se zoti Lita me g angsterët e tij shprehet ne nje status kanë k ërcënuar edhe deputeten Fatbardha Dhimitri.
Në gj a knxehtësi e sipër thuhen keto gjera, por ska problem, ne jemi kolegë e s’ka asgjë.
Keni informacion se zonja Hajdari eshte kercenuar?
Jo, une nëse ka terren për k ërcënim jam njësoj si zonja Hajdari mund të jem i k ërcënuar edhe unë.
Por ju nuk keni qene?
Jo.