Categories Lajme

Me maska, turne e masa të rrepta sigurie kundër COVID-19, nis sot viti i ri shkollor

Nis sot viti i ri shkollor 2020-202, ku rreth 480 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollave, ndonëse në një situatë aspak të zakonshme. Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa, pasi nëpër banka lejohet vetëm nga një fëmijë dhe të pajisur detyrimisht me maska.

Mësohet se rreth 30 mijë mësues të angazhuar për vitin e ri shkollor, ndërkohë që mësimi nuk do të nisë në të gjitha shkollat, pasi disa prej tyre janë në fazë rikonstruktimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor e rihapjes së klasave, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini rikujtoi rëndësinë e masave anti-COVID. Shahini theksoi dje se “nxënësit i pret një normalitet i ri”. Që të ruhet shëndeti i të gjithëve e të sigurohet proces i mbarë shkollor, ministrja nënvizoi se duhet mbajtur maska, si dhe të respektohen distanca e të tjera rregulla. Aktualisht, 94 shkolla nuk do të hapin dyert sot por më vonë. Viti i ri shkollor nis sot dhe në Kosovë ku janë shpërndarë 500 mijë maska për nxënësit e mësuesit. Mbajtja e tyre është e detyrueshme, ashtu si respektimi i distancës e higjiena.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME