Categories Showbiz

Më në fund e pranon, Gigi Hadid: Do bëhem nënë (Video)

Pasi e mësoi e gjithë bota, ishte radha e Gigi-it të konfirmonte shtatzëninë e saj. Po, modelja dhe partneri i saj, këngëtari Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë! Disa orë pasi mamaja e 25-vjeçares, Yolanda Hadid tha se “do të bëhet gjyshe në shtator”, Gigi doli për të konfirmuar me gojën e saj gjatë një video call me Jimmy Fallon. “Sigurisht që do donim ta kishim konfirmuar sipas mënyrës sonë, por jemi shumë të lumtur, të emocionuar dhe mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e gjithsecilit nga ju”.

Nga ana tjetër, ajo shtoi se një lajm si ky s’do të ishte në gjendje ta zbulonte e vetme, prandaj është e lumtur që tani e dinë të gjithë. “Gjatë kësaj kohe, është mirë që gjendemi në shtëpinë tonë të gjithë bashkë dhe po e përjetoj këtë eksperiencë ditë pas dite”. Gigi po karantinohet në shtëpinë e saj në Pennsylvania bashkë me Zyan dhe familjen. Hadid është 20 javëshe dhe thuhet se dyshja do të bëhet me vajzë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME