Categories Showbiz

Me një foto të rrallë të dy djemve, Sara Hoxha i përgjigjet çdo kurioziteti të ndjekësve

Sara Hoxha ka vendosur që një pjesë të së dielës së saj t’ja dedikojë ndjekësve të saj, për t’ju përgjigjur çdo kurioziteti të tyre. Ajo ka ndarë një foto të dy djemve të saj duke luajtur bashkë në krevat, ndërkohë që duket se ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Kryesisht pyetjet e ndjekësve kanë qenë rreth emrave që ajo mund të zgjedhë për fëmijët e saj të ardhshëm.

Nëse do të bëjë sërish një djalë, ajo ka treguar se nuk dëshiron të vendosë më emra qytetesh, sepse për të është ezauruar si ide. Ndërkohë nëse do të bëhet nënë e një vajze, duket se ajo e ka zgjedhur emrin prej kohësh. “Për goca kam akoma- India ose Sienna”, është përgjigjur Sara.

Sara është shprehur se nuk dëshiron që fëmijët të marrin kokëfortësinë prej saj, sepse duket se ky është vesi më i madh i Sarës. Trashëgimtarja e Top Channel ka treguar se asnjë produkt nuk i ka bërë punë për strijat gjatë shtatzënisë, ndaj nuk ka dhënë asnjë sugjerim për ndjekëset e saj. “Kam përdorur gjëra që me siguri nuk do funksionojnë se e kam barkun plot strija”, është shprehur Sara. Kujtojmë se ajo është bërë nënë për herë të parë në dhjetor të 2016-tës, ndërkohë që djalin e dytë, Roman, e solli në jetë vitin e shkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME