Categories Lajme

Me patericë në dorë/ Qytetaren nga Berati e sorrollasin në zyrat e OSHEE-së, i kanë vendosur faturë 800 mijë lekë

Donika Sakolli është një qytetare nga Berati e cila është sorollatur nëpër dyert e zyrave të OSHE- së për muaj me radhë për një problem që ende s’po gjen zgjidhje. Ndërsa kurohej nga një sëmundje e rëndë kthimi në 2019 në shtëpi e trondit edhe më shumë. Problemi me energjinë dhe faturat e saj me shuma maramendëse filluan pas këtioj viti. Donika është një abonente  e rregullt në pagesat ndaj OSHEE-së, ruan të gjitha librezat ndërsa muaji i fundit i ka ardhur me shifra maramendëse mbi 800 mije leke.

E tronditur duke u mbajtur në një patericë  trokiti disa herë në dyer e zyrave OSHE së Berat ku është pritur me shumë përbuzje…këta të fundit siç edhe Donika tregon e kanë sorrollatur disa herë duke mos  dhënë zgjidhje problemit  të saj. Donika iu drejtua televizionit Fax News me shpresë që problem i saj të marrë zgjidhje. “Kur erdha pasi isha në Greqi ku edhe po marrë kurat dhe kimioterapinë, gjeta sahatin e thyer.

Shkova bëra ankesë te kujdesi për klientin më thanë do ta zgjidhim, ndërsa kur morën kontakt me faturisten ajo u ndje keq pasi faturistja e re nuk kishte shkuar asnjëherë në banesën time dhe nuk figuronin faturimet. Gjithsesi kam bërë pagesat muaj më muaj siç edhe mi kërkuan në zyrat e kujdesit për klientin”, shprehet ajo. Donika kërkon të zgjidhet problemi, pasi shuma të cilën ia kanë faturuar muajin Gusht nuk është e saj mbi 800 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME