Categories Lajme

“Më pengoi rrugën”, i moshuari tund shkallët dhe hedh nga 9 m lartësi bojaxhiun

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Peru, teksa një i moshuar ka hedhur nga shkallët nga një lartësi prej 9 metrash, një dekorues që po lyente pallatin. Dekoruesi Fernández Sanchez, 46 vjeç, po pikturonte pjesën e jashtme të një shtëpie në San Martin de Porres, Lima, Peru. Shkallët e ngritura përballë shtëpisë trekatëshe ishin të lidhura edhe me një derë për të ruajtur stabilitetin. Mediat e huaja shkruajnë se i moshuari u zemërua, sepse sipas tij litari po i bllokonte rrugën. Në video shihet pensionisti teksa tund shkallët me të dyja duart, duke e hedhur përtokë dekoruesin Sanchez, i cili u përplas në beton.

Sipas RPP Noticias, Sanchez u dërgua menjëherë në spital ku mjekët treguan se nuk kishte marrë plagë të rënda. Pronari i shtëpisë, Adam Carranza tha se ai mund të ishte lënduar nëse shkalla do të binte në anën tjetër. Policia ka filluar një hetim dhe po përpiqet të identifikojë burrin pasi incidentit që u kap në kamera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME