Categories Lajme

Me pistoletë dhe kokainë, arrestohet biznesmeni në Tiranë. Në hetim dhe vajza që e shoqëronte

Një 37-vjeçar, i identifikuar si Andi Zoga, është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar në automjet i armatosur dhe me lëndë narkotike.

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht dhe pasagjeren në automjet një shtetase 35-vjeçare.

Uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit me municionin luftarak, si dhe sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 “Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Golem, i cili rezulton biznesmen në fushën e ndërtimit. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja E. B., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Z., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe sasi lënde të dyshuar narkorike kokainë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. B. (pasagjere në mjet), gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me pistoletën dhe kokainën”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME