Categories Politike

”Me raste të tilla bëhen dhe filma”, qeveria Rama reagon për abuzimin seksual me minorenen

Zëdhënësja e qeverisë Rama, Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kavajë me vajzën minorene, e cila është detyruar që të kryejë marrëdhënie me disa persona, pasi e kërcënonon me një video intime.

Spiropali u shpreh se për këtë çështje kanë nisur hetimet, dhe policia ka vepruar menjëherë pas marrjes së denoncimit nga familja e vajzës. Ministrja për parlamentin dënoi përdorimin politik të ngjarjes, duke thënë se situata të tilla ndodhin dhe në vende të zhvilluara.

‘’Është një rast tmerrësisht, i rëndë dhe duhet të hetohen dhe të vihen para ligjit të gjithë përgjegjësit. Nuk iu besoja syve kur lexova deklaratën e PD-së, që nuk nguron të përdorë raste të tilla për të bërë politikë. Institucionet kanë reaguar menjëherë pas marrjes së denoncimit, dhe unë jam e bindur se edhe prokuroria do të kryejë hetimet e nevojshme. 

Raste të tilla fatkeqësisht ndodhin dhe në vende të zhvilluara, bëhen edhe filma për raste të tilla të tmerrshme, po në asnjë nga këto vende forcat politike nuk dalin që të përdorin këto raste për interesat e tyre personale dhe të momentit”, tha Spiropali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME