Categories Lajme

“Më shkon gjuha tek Deti”, Rama i kthen përgjigje live Bashës: Nuk ka negociata!

Kryeministri Edi Rama ishte në konferencën e Autoritetit të Dosjeve për Martin Camajn, por nuk e la jashtë vëmendjes çështjen e kufirit detar. Replikave të njëpasnjëshme me kryetarin e opozitës Lulzim Basha zgjodhi t’ia vendoste vulën në lidhje live duke thënë:

“Më shkon gjuha te deti por s’po merrem me detin sot. S’ka marrëveshje, s’ka negociata. Prej disa vitesh nuk kanë zhvilluar negociata, domethënë thellohu, thellohu.”

Para deklaratës live, Rama bëri një reagim publik dhe ende nuk ka replikë nga Basha. “Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!

Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!”, shkroi kryeministri. Debati mes tyre ka nisur për çështjen e kufirit detar pasi kryeministri grek ka deklaruar që do të zgjerohen me 12 milje dhe opozita kërkon transparencë nga qeveria nëse cënohet hapësira shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME