Categories Lajme

Me shpejtësi deri në 180 km/h , policia në aksion, arrestohen 28 shoferë dhe hiqen 71 patenta

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Mos drejtoni mjetin në gjendje të d ehur ose me shpejtësi tej normave të lejuara, mos shkelni semaforin, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos tentoni të korruptoni punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.

Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, ka çuar në pranga 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të d ehur, që varionte nga 0.60 mg/l deri në 1.22 mg/l, 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të certifikatës për errësimin e xhamave të automjetit.

Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore, krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, përgjatë 48 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, nga të cilët 3 nga Policia Rrugore e Tiranës, 1 nga Policia Rugore e Lezhës, 1 nga Policia Rrugore e Shkodrës dhe 1 nga Policia Rrugore e Vlorës, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, për shkelje semafori, për mungesë siguracioni, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe parakalim të gabuar, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 2000 deri në 8000 lekë.

Ndërkohë, vijon të rritet besimi i qytetarëve te Policia duke de noncuar raste të shumta të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat kanë pasoja për jetën e qytetarëve në rrugë.

Falë këtyre telefonatave, në Tiranë janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, 1 në Laprakë duke kryer manovra të r rezikshme në rrugë, në gjendje të d ehur, dhe 1 rrugën “Pjetër Budi”, i cili pa leje drejtimi dhe në gjendje të d ehur në masën 0.94 mg/l, gërmonte me një mjet teknologjik në afërsi të një pallati, duke rrezikuar shembjen e pallatit.

Po gjatë 48 orëve, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 4134 drejtues mjetesh, për shkelje që janë r rezik potecial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të r rezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejura, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e al koolit apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 71 leje drejtimi, nga të cilat 51 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 75 km/h në qendrat e banuara deri në 180 km/h në rrugën interurbane Fier -Vlorë, dhe 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se në akset rrugore në drejtim të Tiranës dhe Morinës ka fluks të shtuar pasditen e sotme, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të d enoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME