Categories Showbiz

Më shumë se 700 mijë euro, Ermal Mamaqi zbardh shifrën që shpenzoi për filmin “I love Tropoja”: Ishin lentet e shtrenjta

Ermal Mamaqi së shpejti nxjerr në treg, filmin e tij të dytë “I Love Tropoja”.

I ftuar në “Wake Up”, aktori i humorit ka rrëfyer se ky film ka kushtuar gati 3-fishin e çmimit të filmit “Dy gisht mjaltë”.

“Filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro,”- tha Ermal Mamaqi, duke shpjeguar se ky çmim i lartë vjen si pasojë e cilësisë së përdorur. Sipas aktorit, janë përdorur aparaturat e nivelit të fundit, dhe madje lentet e përdorura në kamerat e filmit “I Love Tropoja”, janë të njëjtat me ato që janë përdorur për realizimin e filmit hollivudian “Fast & Furios 8”.

Rreth një vit më parë, gjatë një interviste pas publikimit të filmit të tij të parë, “Dy gisht mjaltë”, aktori i ftuar në emisionin e pasdites, tek Rudina Magjistari deklaroi: “Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur.

Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë. Ndonjëherë këto buxhetet e fryra nuk merren vesh që janë bërë dhe duken si Lekë të harxhuara kot”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME