Sipas një studimi të fundit të bërë në Britaninë e Madhe, më shumë se një milionë njerëz janë të emëruar në bazë të një personazhi nga filmat e Disney. Në vitin 2019, emri më i pëlqyer për fëmijët e sapolindur është Olivia ose Oliver.
Sipas studimi të Florida4Less, më shumë se një milionë njerëz në Britani e kanë një emër nga personazhe të filmave vizatimorë të kompanisë Disney. Më poshtë gjeni 10 emrat më të përdorur nga qytetarët britanikë që janë marrë nga Disney.
- Jasmine (Aladdin, 1992)
- Rex (Toy Story, 1995)
- Belle (Beauty and the Beast, 1991)
- Jessie (Toy Story 2, 2000)
- Minnie (Steamboat Willie, 1928)
- Tiana (Princess and the Frog, 2010)
- Elsa (Frozen, 2013)
- Woody (Toy Story, 1995)
- Ariel (The Little Mermaid, 1989)
- Nala (The Lion King, 1994)