Categories Lajme

Me syrin e nxirë/ Burgoset 13 vite shqiptari që qëlloi me armë drejt nipit të ish-gruas në Britani

Një burrë që pretendonte se po kërcënohej nga mafia është burgosur, pasi qëlloi nipin e ish-gruas së tij. Georgo Asllani, 59 vjeç, nga Shqipëria, u dënua për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore me dashje dhe posedim të një arme zjarri gjatë sulmit në Waltham Cross, Hertfordshire, në qershor 2022.

Asllani, nga Peregrine Road, Waltham Abbey, në Essex, kishte pohuar se një burrë misterioz i quajtur Komandanti e kishte urdhëruar të merrte përgjegjësinë. Ai u burgos për 13 vite. Asllani shkoi me makinë në një shtëpi në Trinity Lane, Waltham Cross ku burri dhe vëllai i tij punonin dhe qëlloi dy herë në drejtim të viktimës.

Viktima pretendoi se arma i ishte drejtuar në fytyrë, por ai ngriti dorën e majtë dhe më pas pa tym të bardhë. Një plumb kaloi në dorën e majtë dhe i dyti i shkoi në dorë. Burrat më pas filluan të bëjnë sherr në terren, kur një nga kolegët e punës të viktimës ndihmoi në frenimin e veprimeve të Asllanit, derisa policia mbërriti në vendngjarje dhe e arrestoi.

Prokurori Stefan Weidmann i tha Gjykatës së Kurorës në St Albans: “Ky i pandehur ka qenë i martuar më parë me tezen e viktimës. Marrëdhënia mbaroi, por acarimi zgjati. Shkak për sherrin dyshohet se ka qenë një pronë në Shqipëri”. Viktima, i cili është mëngjarash, i tha jurisë gjatë një gjurmimi në nëntor se ai kishte pësuar lëndim, nuk kishte qenë në gjendje të punonte dhe kishte nevojë për operacione të shumta.

Asllani tha para jurisë se ishte kërcënuar nga mafia dhe se një burrë misterioz i quajtur Komandanti e kishte urdhëruar të merrte përgjegjësinë. Avokati mbrojtës Liam Laughlin tha se klienti i tij, i cili punonte si usta në ndërtim, nuk kishte kryer krime në Mbretërinë e Bashkuar. Por sërish ai u dënua jo pak vite burg.

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME