Categories Lajme

“Më thoshte po fle me 4 arkivole”/ Gruaja e Asqeriut rrëfen dhunën: Vjehrrën e kam larë si fëmijë

Bashkëshortja e 34-vjeçarit Asqeri Mandri ka rrëfyer dhunën nga bashkëshorti i saj, teksa e monitoronte dhe 24 orë me kamera, ku shkaku kryesor dyshohet se ishte xhelozia.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, 32-vjeçarja ka thënë se flinte në krevat me vajzat e mitura dhe bashkëshorti i thoshte “po fle me 4 arkivola”. Ajo deklaroi se 34-vjeçari shkarkonte foto në Instagram të vajzave të tjera me kurriz dhe më thoshte “je ti, gjeje me kë ke dalë”.

“Unë flija me 4 goca, nuk kisha pse të fusja burra brenda. Kamerat janë vendosur në muajin Gusht. Ishte 7 e gjysmë e mëngjesit. Po bëja byrek. Ai thoshte “je duke fjetur me 4 arkivola” për vajzat. Atij i ndodhi diçka në Gjermani dhe nuk ishte normal. Shkarkonte foto në Instagram të vajza me kurriz dhe thoshte ‘je ti, gjeje me kë ke dalë’. Unë kur kam dalë, dilja me gocat, jo vetëm.

Edhe në ekskursion kur shkoja, isha bashkë me vajzat. U ngrit për të më goditur se më tha që dil bashkë me 4 vajzat. Ai i merrte leket dhe i zhdukte. Doja vetëm që ai të shërohej për vete, jo të bëhej kaq legjendë.  Unë i falënderoj prindërit e mi dhe ata më mbështesin.

Por unë nuk dua që të iki veti i 5 te ata, s’dua t’i bëhen barrë. Unë nuk mund të rri aty më, pas këtij bullizimi të vjehrrës së saj sime.  Të katërt djemtë kanë hyrë në burg për dhunë në familje. Pse s’thoshte vjehrra ato që e kam ndihmuar, e kam larë si fëmijë. Se u rrëzua në autobus dhe u vra. Ai thoshte ti ia ke bërë puçin nënës sime. Unë isha në punë.” – thotë 32-vjeçarja.

E reja rrëfen edhe dhunë që ushtronte bashkëshorti i saj në sy të katër vajzave të mitura.

“Asqeriu u kthye në 6 janar. Punoi atje dhe nuk i dhanë lekët. Punoi për pronarë turk të cilët nuk e kanë paguar. Ai atje pati edhe një incident. Mora vesh që janë zënë. Më thoshte ose unë ose ti nuk do ta hamë vitin e ri. Ka kaluar një gjendje të rëndë psikologjike, një situatë të tillë e kam kaluar edhe unë. Nuk jam ndjekur me psikolog sepse doja të rrisja fëmijët, jo akuza dashnorësh siç më thotë vjehrra.

Nuk mund të jetoj më aty. Jam dhunuar dhe kemi debatuar në sy të vajzave. Vajza e dytë që është vetëm 6 vjeçe më mbron gjithmonë. Ajo i tha Asqeriut : Mos e rrih mamin. Unë shkova në komisariat. Vajzat janë njëra më e vogël se tjetra.

Nuk do ta denoncoja por polici më tha nuk është në rregull. Doja që ai të shërohej për vete. Pasi u ktheva në shtëpi u përballa me vjehrrën dhe kunatën, motrën e Asqeriut që më goditi sepse tha më ke denoncuar vëllanë. Nuk e denoncova sepse më erdhi keq sepse mu lut djali i saj, 13 vjeç”, ka deklaruar ajo.32-vjeçarja ka konfirmuar se ishte në proces divorci me Asqeri Mandrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME