Categories Lifestyle

Më thuaj ç’grup gjaku je, të të them çfarë të hash!

Të gjesh se cilit grup gjaku i takon është shumë e thjeshtë (nëse nuk e ke bërë ende, nxito ta bësh). Jo vetëm që do të të vijë në ndihmë në një rast urgjent, por fare mirë, falë tij do të mund t’i përcaktosh vetes një dietë të saktë ushqimore. Duhet të dini që grupi i gjakut lidhet ngushtësisht me aftësinë e trupit për të tretur një ushqim të caktuar, ndaj më poshtë do të keni një listë të përgjithshme të ushqimeve që këshillohen më së shumti për ju, bazuar në grupin tuaj të gjakut:

Grupi A- Për njerëzit me gjak të tipit A sugjerohet një dietë sa më vegjetariane. Kjo për shkak të nivelit të ulët të aciditetit në stomak, që ky grup njerëzish ka, gjë që sjell mostretje të mirë të proteinave dhe yndyrnave të kafshëve. Kështu duhen ngrënë sa më shumë fruta dhe perime.

Grupi B- Ky grup duhet të shmangë sa më shumë konsumimin e misrit, grurit, domates dhe kikirikëve pasi shkaktojnë lodhje dhe shtim në peshë. Mishi i pulës po ashtu nuk është fort i këshillueshëm, përpiquni ta zëvendësoni me mish qengji, dhie ose lepuri.

Grupi AB- Kategoria në fjalë duhet të ushqehet me sa më shumë vezë, prodhime deti apo zarzavate. Të mbahet parasysh diçka: vaktet duhen të vogla por të shpeshta.

Grupi 0- Aftësia tretëse te këta persona është e lartë, ndaj një dietë me proteina, shumë mish, peshk, fruta e perime është mëse në rregull. Të shmangen bishtajoret dhe fasulet, pasi kanë tendencën të depozitohen si shtresa dhjamore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME