Categories Lajme

Me veshje mbi 50 mijë euro, modelja shqiptare nuk e kursen dorën për t’u dukur bukur (Foto)

Në prag dimri, Agnesa Vuthaj na prezantoi me një kombinim të përsosur për stinën. E zeza, një ngjyrë modeste e shumë elegante, dominon në veshjen e saj dhe aksesorët që ka zgjedhur. Palltoja e zezë me një rrip që definon belin dhe mëngët e përvjela për të shfaqur astarin e stampuar me logon e shtëpisë luksoze, “Louis Vuitton” shitet në çmimin prej 3,600 eurosh, sipas llogarisë në Instagram, “@what.they.wearin”.

Syzet, një model aspak tradicional janë nga Linda Farroë që kushtojnë rreth 1,100 euro. Bilancin e çmimit që kap e gjithë veshja, e rritë më shumë edhe çanta super-luksoze nga shtëpia e modës së lartë dhe shumë ekskluzive Hermes. Një çantë e tillë kushton 36,500 euro.

Natyrisht, veshja e saj nuk do të ishte aspak e kompletuar edhe pa orën e saj Rolex të cilën e kemi parë shpesh në kyçin e dorës së saj, Modeli i orës është “Lady DateJust 28” që kap çmimin e 10,300 eurove. Në tërësi, i gjithë kombinimi i saj monogram që theksohet nga shkëlqimi i aksesorëve të saj kalon shifrën e 50 mijë eurove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME