Është publikuar mbrëmjen e djeshme një fragment nga intervista e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili për gazetarin investigativ Artan Hoxha.
Në videon e transmetuar në emisionin Opinion, Balili tha se ka vendosur të vetëdorëzohet në këtë moment, pasi dosja e ardhur nga Greqia i është dhënë drejtësisë shqiptare.
“Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura që të më çonte në gjykatë dhe unë të përballasha me drejtësinë. Unë vendosa të dorëzohesha në këto momente, pasi nga avokati më erdhi informacioni se dosja ka ardhur për t’u gjykuar. Çështja ime i kaloi drejtësisë shqiptare dhe unë e kam deponuar edhe vetë më përpara se do të dorëzohesha. Nga ky moment që dosja i kaloi drejtësisë shqiptare, unë jam i gatshëm të përballëm”,- tha Balili.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
