Categories Lajme

19-vjeçarja humb jetën, tragjedia e dytë në familjen e saj

U nis për të shkuar në punë, por nuk u kthye më, pasi një aksident fatal i mori jetën një 19-vjeçareje.

Laura Quinn, ishte duke ecur me makinën e saj, tip Fiat Punto, mëngjesin e së martës, teksa u përplas me një pemë. E reja nuk mundi dot të mbijetonte, pasi plagët e marra ishin të rënda, raporton Irish Mirror.

Edhe pse ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje, ishte tepër vonë, sepse 19-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Laura jetonte me prindërit e saj në zonën Kilshane, midis qytetit Bansha dhe Tipperary në Irlandë.

Kjo ishte tragjedia e dytë për familjen e saj, pasi disa muaj më parë, kushëriri 24-vjeçar, Conor Quinn gjeti vdekjen, pasi u ther me thikë në rrugën Mallow, Co Cork.

Miqtë e Laurës dhe të afërmit janë prekur shumë nga ngjarja e rëndë dhe kanë shprehur ngushëllimet për familjen e saj.

“Ata janë një familje shumë e mirë. Është një humbje e madhe ajo që ju ka ndodhur. I njoh nga afër. Kjo është një tragjedi shumë e dhimbshme”, është shprehur anëtari i këshillit lokal, Michael Fitzgerald.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME