Categories Lajme

Me “zemër në dorë” deri në fletën e fundit, djali i ish-deputetit që po thyen listën e PS, po Majko?

Kandidatët për deputetë në listën e PS-së në Tiranë janë me “zemër në dorë” deri në votën e fundit preferenciale që do të numërohet. PS arriti që të siguronte 18 mandate në Tiranë, por askush nuk e ka vendin e sigurt, pasi herësi mund të prodhojë surpriza deri në minutën e fundit.

Deri në orën 23:30 të mbrëmjes së të mërkurës në qarkun e Tiranës janë numëruar 576 nga 1243 QV në total dhe në garë për të thyer herësin, pra listën e partisë janë dy kandidatë njëri prej të cilëve shumë pranë, Fatmir Xhafaj.

Ish-ministri është i dyti në listën e më të preferuarve me 8500 vota, pra vetëm 1500 larg numrit magjik, 10 mijë që e ngjit automatikisht dhe nga pozicioni i 23-të që e vendosi Edi Rama e çon direkt në legjislaturën e re të parlamentit.

E ndërsa për Xhafajn kishte pritshmëri pasi është pjesë e gardës së vjetër të PS-së, një emër surprizë që renditet i treti në listën e më të votuarve (PS e vendosi të 30-tin) është djali i ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi me 6642 vota. Shanset janë që të jetë në garë deri në kutinë e fundit, pasi ende nuk janë numëruar gjysma e kutive.

Përpos surprizave ka edhe zhgënjim nga pritshmëritë, të paktën deri tani, e theksojmë. Ish-kryeministri Pandeli Majko i 19-ti në Tiranë “lufton” për një mandat në Kuvend përmes votës preferenciale. Aktualisht Majko renditet në vendin e 11 në listën e më të votuarve me 2834 vota.

Mimi Kodheli është një tjetër emër, që renditet poshtë në listë, e 16 me 1959 vota duke e bërë shumë të vështirë të thyejë renditjen e partisë që e vendosi të 21-tën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME