Categories Lajme

Me Zemër të Hapur…

Ditë më parë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye një baba nga Durrësi, i cili vite më parë ishte divorcuar nga bashkëshortja. Çifti është martuar në vitin 1995 dhe nga kjo marrëdhënie kanë ardhur në jetë dy fëmijë. Burri rrëfeu se gruan e kish njohur vetë dhe e kish marrë me dashuri. Ai tregoi se marrëdhënia ishte krisur kur ai kuptoi se bashkëshortja kishte dikë tjetër.

Për hir të familjes burri thotë se e fali gruan dhe emigruan familjarisht në Itali në vitin 2013. Por edhe jetesa në këtë vend duket se nuk solli qetësi në familjen e tij. Ai rrëfeu se bashkëshortja nuk donte më të jetonte me të, madje ai kuptoi se ajo vazhdimisht kishte kontakte telefonike me dikë tjetër. Madje tha se edhe fëmijët kanë qënë dëshmitarë kur ai e ka kapur bashkëshorten teksa komunikonte me tjetrin. Në kushte të vështira psikologjike burri pranon që e kish goditur gruan . Ai u dënua në Itali për dhunë, bëri dy vite burg dhe prej 5 vitesh jeton në Shqipëri. Babi i dy fëmijëvë kërkoi përballje me ish-bashkëshorten, pasi kjo e fundit gjatë kohës që ai qëndronte prapa hekurave, bëri divorcin në Shqipëri.

Sot dëshmoi në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 gruaja e cila ndodhet jashtë Shqipërisë. Ndërsa pritej një përballje mes dy ish-bashkëshortëve Ardiani nuk pranoi, kurse Marjeta rrëfeu të vërtetat e saj.

Marjeta hodhi poshtë akuzat për tradhti të ish-bashkëshortët dhe e akuzoi jo vetëm për dhunën e ushtruar gjatë viteve, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali por edhe për gjëra më të rënda. Gruaja pohoi se në një episod 4 shokë të tij kanë dashur ta trafikojnë si prostitutë, ndërsa në një tjetër rast ai i ka çuar shokun në shtëpi dhe i kërkonte të shkonte me lekë me të.
“U dënua 1 vit me burg se mbante armë pa leje në ’96, isha 5 muaj shtatzënë, aty nisa ta njoh kush ishte njeriu që kisha në krah. Në rrëmujat e ‘97 u hapën burgjet dhe ky doli. Ma ka nxirë jetën që ditën kur kam lindur djalin e deri kur kam ardhur këtu në Itali. Ai pinte, lunate bixhoz dhe më dhunonte. Në një rast më solli 4 djem në shtëpi, këta desh më morën me forcë të më çonin si prostitutë në Itali. Më vjen akoma për të qarë kur e kujtoj, i kam thënë jam familjare, kam një fëmijë dhe nuk më bënë asgjë të keqe më pas. Kur u përmend ai më tha merr thikën dhe më qëllo për atë që ka ndodhur… Kur e mori vesh vjehrra më mori në shtëpi të saj, por ky e vazhdoi avazin e tij, pinte, bërtiste, mua më rrihte. Vjehrra u detyrua të merrte ilaçe në farmaci që ky të linte rakinë dhe këtij iu shpif në fakt. Edhe babai i tij ka dashur ta vrasë, unë i dola para, ai më tha do ta vras qenin po largohu ti”,- tregon Marjeta.

Rrëfimet e gruas vijuan edhe më tej. Një tjetër episod i neveritshëm i ka ndodhur kur u bë me dy fëmijë. “Po situata nuk mbaroi me kaq, pasi më rrihte e dhunonte donte që të shkoja me shokun e tij me para. Aty i thashë stop, i kërkova babës tim të më ndante. Nuk munda të vazhdoj më me të”, tregon ajo vuajtjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME