Me fishkëllima, instrumente me frymë, me tenxhere e tigane, njerëzit demonstruan nga shtëpitë, gjegjësisht ballkonet e tyre, duke kërkuar për paga më të mira.
Jo vetëm në Prishtinë protestohet ose demonstrohet me zhurmë lugësh e tenxheresh nga ballkonet. Kjo ndodhi sot edhe në Cyrih, shkruan albinfo.ch. Në mëngjesin e të premtes pati shumë zhurmë në qarkun 4 të Cyrihut, të njohur si lagje ku mbizotërojnë të majtit: PS dhe Partia e Gjelbër. Me fishkëllima, instrumente me frymë, me tenxhere e tigane, njerëzit demonstruan nga shtëpitë, gjegjësisht ballkonet e tyre, duke kërkuar për paga më të mira, njofton srf.ch.
Sindikatat e kantonit të Cyrihut kanë organizuar këtë demonstrim të llojit të veçantë, duke iu përshtatur kushteve të lëvizjes së kufizuar të shkaktuar nga masat kundër koronavirusit. Ndonëse në numër të vogël, disa demonstrues janë parë edhe në Helvetiaplatz për të demonstruar, ku fillojnë tradicionalisht aktivitetet e 1 majit në Cyrih. Në kushte normale, në këtë dhe sheshe jerë të qytetitv grumbullohen mbi dhjetë mijë demonstrues.
Grupe të vogla duke qëndruar në një distancë, kanë tundur flamuj të kuq ose kanë rrahur këmbanat. E gjithë kjo është bërë nën vëzhgimin e afërt të policisë. /KultPlus.com