Categories Kuriozitete

Medellín, ish-kryeqyteti i ‘narkos’ dhe Escobar, është kthyer tashmë në shtëpinë e ‘start up-eve’!

Vetëm disa kilometra larg nga qendra, quhet Ruta N, ka gjashtë kate, dyer xhami, arredim shumë modern dhe prej dhjetë vjetësh tashmë është nxitësi i start up-eve i Medellín, Kolumbi. Duke lënë pas të shkuarën e errët të qytetit, kjo ndërtesë tashmë është kthyer në vendin ku po realizohet revololucioni digjital, i cili po e çon Kolumbinë drejt një rruge më të ndritur ekonomike dhe social. Shumica e të rinjve që ndodhen tek Ruta N, janë studentë që kanë studiuar jashtë dhe që janë kthyer për të investuar në vendin e tyre dijet dhe novacionet e marra.

Amerika e Jugut është një treg për qindra miliona njerëz që kërkojnë mirëqenie. Ekonomia Gig (një punë për një periudhë të caktuar kohe) ka mbërritur edhe këtu. Paga minimale në Kolumbi arrin pak më shumë se 200 euro ndërsa të rinjtë mund të punojë edhe për gjysmën e saj.

Edhe start up-i i njohur Uber ka lëshuar ‘rrënjët’ e tij pikërisht këtu, në Medellin. Në qytetet e mëdha, krahas taksive zyrtare, shumë dhe të lira, të paktën për turistët, gjithmonë ekziston mundësia që të rezervoni një udhëtim me gjigantin e lëvizshmërisë kaliforniane. “Nuk është plotësisht e ligjshme”, rrëfen Armando një shofer taksie, “Kur vjen makina që ke rezervuar, për shembull, nuk mund ta ndalosh dhe të pyesësh nëse është një Uber. Është e lehtë që shoferi të mos ju përgjigjet, sepse përndryshe, me ligj, ai do të garonte me taksitë e tjera. Unë do të thoja që, më shumë se i paligjshëm, është a-legal. Një zonë gri në të cilën, megjithatë, ju mund të punoni mirë “.

Tashmë në Comuna13, dikur lagja kryesore ku ‘mbretëronte’ Pablo Escobar, brenda shtëpive me mure të dobëta dhe çati prej kallaji ka kompjuter dhe satelitë. Shumë të rinj kanë studiuar anglisht dhe ofrojnë veten si udhërrëfyes për turistët që kërkojnë një vështrim të ndryshëm të Medellín.

Pa oferta pune të mirëfillta, joshja ndaj narkos është më tërheqëse por mbase turizmi, zhvillimi digjital dhe startup-et, me të vërtetë mund ta ndihmojnë Kolumbinë të zhvillohet. Nuk do të jetë e lehtë. Viti i kaluar ishte një vit rekord për eksportet e kokainës, zona të mëdha të vendit janë të pasigurta dhe dhuna e bandave është e vërtetë. Por diçka ka ndryshuar që nga koha e Escobar pasi  ekziston një dëshirë për të rishkruar një të ardhme që dukej tashmë e shënuar. (Wired)

/ SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME