Categories Lajme

Media britanike: Tmerr në Al Hawl, ISIS po masakron fëmijët, kampi ku mbahet Alvini 11-vjeçar

Raportet në mediat britanike për gjendjen në kampin e Al- Hawlit, ku ndodhet dhe 11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha, janë tmerruese.

“The Sun” shkruan se më tërheqjen e kurdëve dhe marrjen e tij nën kontroll nga ISIS-i, atje po masakrohen foshnje e rojet po digjen me benzinë. Anëtarët femra të të ashtëquajturës “policia e moralit” e shtetit islamik, Al-Hisbah, janë lëshuar në një fushatë terrori brenda kampit sirian duke zbatuar ligjet radikale të grupit terrorist mbi popullatën, thotë gazeta prestigjoze. Më shumë se 10 mijë banorë të këtij kampi janë të huaj, përfshirë dhe 30 fëmijë dhe gra shqiptare.

Al-Hisbah thuhet të ketë urdhëruar sulme kundër rojeve, ka djegur tenda, e ka futur kontrabandë armë ndërsa grupi i dhunshëm zotohet të rifillojë Xhihadin. Numri i luftëtarëve të tij të larguar prej andej është rritur ndjeshëm, ndërsa ata që janë kapur sërish, e kanë pranuar se donin të bashkoheshin me militantët islamikë të mbështetur nga Turqia, pretendon “The Sun”.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka konfirmuar raportimet e mëhershme se forca të reja amerikane do të dërgohen në lindje të Sirisë për të mbrojtur fushat e naftës nga ISIS-i, duke theksuar në Siri do të dërgohen edhe automjete të blinduara dhe ndoshta edhe tanke. Komentet e Esper tregojnë se disa qindra trupa do të dërgohen në rajon, një mision ky i cili do të realizohet pavarësisht faktit se rreth 1 mijë ushtarë amerikane u tërhoqën nga zona në afërsi të kufirit me Turqinë, ku forcat ruse dhe turke po kryejnë tani patrullime të përbashkëta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME