Categories Lajme

Vjedhja 100 mln lekë në familjen Kalemaj, Burgjet “harrojnë” të dërgojnë në seancë të dyshuarin

Tre seanca të shtyra në mënyrë të dyshimtë gjatë dy muajve të fundit, kanë penguar nisjen e procesit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Vlorë ndaj dy të rinjve, të dënuar nga shkalla e parë Fier për vjedhjen e mbi 100 milionë lekë në biznesin e familjes Kalemaj, në Levan.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë për dyshimet e Floresha dhe Xhemal Kalemaj për “procedurat” e ndjekura në gjykatë, me qëllim vonesën e nisjes së procesit gjyqësor kundër Renaldo Latifit dhe Xhuliano Muça.

Dy seancat e para në Apelin e Vlorës u shtynë, pasi gjykata nuk “arriti”, për rreth një muaj, të siguronte një trupë gjyqtarësh që nuk ishin në kushtet e konfliktit të interesit. “Ndërsa seanca e tretë, u shty, pasi Drejtoria e Burgjeve kishte ‘harruar’ të sillte një prej të pandehurve në gjyq”, thotë Xhemal Kalemaj për “Boldnews.al”.

Bashkëshortët Kalemaj kanë qenë të pranishën në çdo seancë, megjithëse të shtyra, të zhvilluara nga fillimi i Shtatorit deri në fund të Tetorit 2019, në Gjykatën e Apelit të Vlorës.

Atyre po u forcohet gjithnjë e më shumë bindja se strukturat shtetërore, përfshirë gjykatën, po bëjnë gjithçka për të favorizuar dy personat e akuzuar për vjedhjen e kursimeve të tyre të të gjithë jetës.

“Duan që të shtyjnë sa më shumë afatet e paraburgimit, që hajdutët të fitojnë lirinë sa më shpejt”, thotë Xhemal Kalemaj, i cili ndihet i pafuqishëm para neglizhencës së organeve shtetërore.

Historia
Mëngjesin e 29 Majit 2017, Renaldo Latifi dhe Xhuliano Muça vjedhin mbi 100 milionë lekë (të vjetra) në biznesin e familjes Kalemaj, në Levan të Fierit. Pavarësisht se bashkëshortët Floresha dhe Xhemal Kalemaj kanë dyshimet e tyre se grupi i hajdutëve është shumë më i madh, gjithësesi Prokuroria dhe Gjykata e Fierit identifikoi si autorë dy të rinjtë Latifi dhe Muça.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME