Categories Lajme

Mediat greke: Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë

Dokumenti slloven për ndryshimin e kufijve të Ballkanit që po lëviz diplomacinë europiane vetëm pak muaj para marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Rumania nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së shtypit grek.

Gazeta greke “Ta Nea” në një shkrim të saj thotë se askush nuk ka nevojë që të jetë ekspert në historinë e Ballkanit për të kuptuar se ekzistojnë një numër konfliktesh etnike të pazgjidhura që nuk lejojnë që shtetet dhe popujt të “qetësohen” dhe të përpiqen të ecin përpara, duke lënë pas të kaluarën e përgjakshme.

“Ideja për rishikimin e kufijve në Ballkan ka rihapur një debat të gjerë në rajonin problematik, por jo vetëm, pasi shqetësimi ka shkuar deri në Bruksel, të paktën tashmë në sipërfaqe. Mediat greke e cilësojnë idenë e ndryshimit të kufijve në rajon si “bombë”. Herë pas here, vatra që nuk kanë ndalur së ndezuri pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë kërcënon për një tragjedi të re dhe të djegë tërë rajonin. Herë në Kosovë, herë në Maqedoninë Veriore, herë në Bosnjë dhe Hercegovinë, zhvillimet vijnë për të na kujtuar se asgjë nuk ka mbaruar.

Padyshim, kjo është diçka që jo vetëm populli, por edhe udhëheqësit e dinë dhe e kuptojnë si në Ballkan ashtu edhe në BE” shkruan “TaNea”. Shumë shtete kanë reaguar fuqishëm kundër këtij plani, duke filluar nga Gjermania që është kategorike.Por si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit.

Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.

Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë. Kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”.

“Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe ardhmërinë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë këtë qëllim”, shkroi ai në rrjetet sociale, por debati vazhdon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME