Categories Bota

Mediet kroate shpresojnë për trazira në Serbi

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë sot se në mediet kroate po ëbeht fushatë kundër kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic dhe ka vlerësuar se këto medie po shpresojnë për konflikte e trazira në Beograd, transmeton Gazeta Metro.

“Sulmet histerike të medieve kroate ndaj Aleksandar Vucicit nuk janë të shkaktuara me asgjë që Vucic ka thënë apo bërë, por nga zemërimi se Serbia të cilën ai e udhëheq ka suficit tregtar në marrdhëniet me Kroacinë, pse Ushtria e Serbisë po pajiset dhe se Serbia po zhvillohet e është më e fortë”. ka thënë Vulin në një deklaratë për shtyp dhënë Tanjug-ut.

Një vështrim në gazetat kroate ndërkaq mund të bindë për të kundërtën. Dje, e përjavshmja kroate “Globus”, në një analizë të gjerë për ngjarjet në Beograd, thotë se numri i protestueve ka rënë, në krahasim me 29 dhjetor 2018 16 janar 2019, kur sipas medies kroate kanë marrë pjesë mes 20 e 30 mijë protestues kundër pushtetit në Serbi.

Po ashtu, javorja kroate citon historianin serb Srdjan Milosevic, i cili thotë se për Vucicin mendon “tërë më të këqijat”, por se, për fat të keq, “ka edhe më të këqij se ai, për shembull Vuk Jeremic e Dveri”.

“Nëse dikush do ta heqë nga pushteti, do të jenë këta rusët, prej tyre i kërcënohet rreziku më i madh”.

Ai thotë se në Serbi janë të gozhduar mes Lindjes e Perëndimit, në njëfarë gjoja “painkuadrimi”. “Si mund të jesh i painkuadruar në rrethimin e NATO-s? Kjo është e pamundur dhe e palogjikshme… Kjo nuk do të përfundojë mirë…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME