Categories Lajme

Mediu dy orë në zyrën e Bashës: Ende nuk ka marrëveshje, jam i gatshëm të kandidoj kudo

Mes Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk ka ende marrëveshje për të dalë si koalicion i përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit. Teksa doli nga zyra e kryedemokratit ku qëndroi për të paktën dy orë, Mediu tha se ideja është që në marrëveshje duhet të përfshihen njerëz dhe parti politike që do të maksimalizojnë votën dhe pastaj se ndarja e zonave është pjesë e një diskutimi që do të vazhdojë më tej.

“Kemi mirëkuptimin që duhet të dalim si opozitë e bashkuar edhe në program dhe në mënyrën si do të qeverisim vendin. Ideja është që në marrëveshje duhet të përfshijnë njerëz dhe parti politike që të maksimilizojmë votën për të përmbysur këtë regjim të korruptuar. Pastaj se ku janë zonat dhe si do të funksionojë janë pjesë e një diskutimi që do të vazhdojë.

Kreu i PR tha se është i gatshëm të kandidojë kudo, por kjo nuk është përcaktuar ende. Ai theksoi se PR nuk kërkon mandate por konkurrim”, u shpreh Mediu. “Unë jam i gatshëm të kandidoj kudo, por ende nuk  kemi përcaktuar vendim e Fatmir Mediut dhe të askujt tjetër, por në raport me peshën elektorale do të përcaktohen edhe figurat në emër të PR, të koalicionit apo PD. Pastaj do vlerësojmë edhe kandidaturat.

Nuk ka mandate ka vetëm kontribute dhe konkurrim, nuk ka vende të sigurta por duhet të jenë pjesë e vlerësimit të kontributeve zgjedhore, PR ka peshën e saj në çdo qark nga Kukësi e Dibra e kështu me radhë. Çështja është se si votat tona të jenë vota pozitive në mandate të opozitës qofshin të PD apo PR“, tha Mediu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME