Categories Lajme

Mediu pret 10 orë jashtë në të ftohtë, por e ndjek Trumpin nga TV: Më tha një mik ‘unë s’mora dot gruan më tha, jo më ty’

Fatmir Mediu ishte i pari nga Shqipëria, që fluturoi drejt SHBA-së, për të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump si president.

Por, normalisht, si të gjithë njerëzit që s’kanë ndonjë peshë, ai e ka ndjekur inagurimin nga televizori, duke pritur jashtë “Capitol Arena” për orë të tëra në të ftohtë.

Ai tha se nuk kishte gjetur dot ftesë për të qenë brenda, madje një miku i vet që ia kishte kërkuar si nder këtë gjë, i tha se ai nuk kishte mundur dot të gjente ftesë për gruan e tij, jo më për Mediun.

“Ishte një i ftohtë shumë i madh, radhë të gjata si në kohë të vjetra, por shumë më të gjata, teksa prisinim me orë të tëra për të qenë pjesë e aktivitetit të presidentit.

Padyshim edhe ecja pafund në këmbë për shkak të sigurisë, ishte e mundimshme në një farë mënyre, por shumë e bukur, pastaj në mënyrën e organizmit dhe funksionimit të ceremonisë së orgnizuar.

Kanë qenë 3 ditë të jashtëzakonshme dhe dita e sotme ishte shumë e bukur dhe me atë që kemi ndjekur, edhe pse unë ceremoninë nuk e ndoqa dot brenda, sepse ishte një numër i kufizuar njerëzisht dhe këtu dua të kujtoj një thënie të një mikut tim: ‘Fatmir mezi sigurova një vend për veten, për gruan jo e jo, sepse ishte një numër i kufizuar’”, tha Mediu.

Ai u shpreh se kanë pritur 10 orë jashtë në të ftohtë, për të pritur ardhjen e Donald Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME