Ka situata që mund të kuptohen vetëm duke i jetuar ato, dhe pasi pak prej nesh mund të kenë fatin në jetë të martohen me një princ ose princeshë, ne nuk do të jemi kurrë në gjendje në fakt të kuptojmë sesi ndihet Meghan Markle kur ankohet për statusin e saj dhe vendimin për t’u larguar nga Pallati Mbretëror.
Duket se Dukesha e Sussex-it tani po u ankohet miqve të saj për trajtimin e favorshëm që Kate Middleton ka pasur në familjen mbretërore apo në gjykatë, një situatë që do të kishte qenë shumë ndryshe nëse protagoniste do të ishte vetë ajo. Për shembull: “Nëse Kate do të ishte kritikuar, askush nuk do ta kishte toleruar”, duke iu referuar sulmeve që ajo ka pësuar nga shtypi britanik dhe kundër të cilave ajo ndjehej pak e mbrojtur nga familja mbretërore. Konkretisht, Meghan ka thënë se nëse kunata e saj do të kishte marrë të njëjtin trajtim nga tabloidët, familja mbretërore do të kishte ndërhyrë për të ndryshuar strukturën e mediave dhe askush prej tyre nuk do të kishte toleruar një “sistem të thyer dhe të vjetëruar”, duke parandaluar kësisoj sulme të tjera. Me pak fjalë, mosmarrëveshja Meghan Markle Kate Middleton nuk është një legjendë.
Bilanci i çiftit William dhe Kate
Sipas raportimeve nga DailyMail, kjo është arsyeja kryesore pse Princi Harry mbështeti vendimin e gruas së tij për të braktisur familjen mbretërore dhe për të emigruar në anën tjetër të botës. Arsyet e tjera ndoshta do të shfaqen me kalimin e kohës, nëse është e vërtetë që të dy po shkruajnë një biografi të përbashkët të jetës së tyre, transmeton Class. Por është e çuditshme që një aktore, e mësuar me paraqitjen dhe protagonizmin në gazetat e thashethemeve, e ka gjetur veten kaq në vështirësi me shtypin britanik dhe nuk e ka imagjinuar që gruaja e trashëgimtarit të fronit në mënyrë të pashmangshme të gëzojë disa privilegje më shumë sesa një tjetër anëtar i familjes mbretërore. Gjithsesi, Meghan Markle i cilësoi si të papranueshme kërkesat e vazhdueshme të Harry-it drejtuar gjyshes së tij për të ndërhyrë kundër ngacmimeve që i bëheshin atij apo gruas së tij, kërkesa këto që ishin refuzuar rregullisht nga mbretëresha.
Sipas një miku të çiftit në Los Angeles, Meghan nuk e besonte dhe e pranonte dote se ajo ishte kritikuar për asgjë “madje edhe për atë se pse mbante dorën tek barku, ndërsa ishte shtatzënë”, dhe nuk mund të pranonte faktin që djali i saj të rritej nën sytë e paparacëve anglezë. Në atë moment ajo i tha Harry-it se nuk dëshironte të kishte fundin e Lady Dianës që i ikte paparacëve, por ata duhej të merrnin përsëri kontrollin e jetës së tyre dhe se nëse Kurora nuk do t’i kishte marrë seriozisht motivet e tyre të mira, ata do të rishikonin marrëdhëniet e shtypit, ndaj nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin.
Sipas një shoqes së saj, Meghan tani është e lumtur që është kthyer me këmbë në tokë, që është në gjendje të marrë pjesë në festat e miqtë e saj dhe është në gjendje të lëviz ashtu siç dëshiron, kur dëshiron dhe të vishet ashtu siç preferon, pa frikën se një paparac në Londër do ta fotografojë dhe ajo do përfundojë në faqen e parë të tabloidëve. Nuk është e qartë se çfarë do të kishte bërë Meghan nëse Harry nuk do të kishte pranuar: a do të kishte ikur ajo vetëm me djalin Archie dhe pa atë?