Categories Lajme

“Meloni-Rama”/ Gjadri do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, 40 prej tyre vijnë nesër

Nesër pritet të mbërrijnë në Portin e Shëngjinit dy anije me emigrantë, e para në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrante si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali.

Ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.

Ky proces synon menaxhim më të organizuar të emigracionit dhe lehtësim të procedurave të riatdhesimit për emigrantët pa dokumentacion të rregullt. Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj.

Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, ka theksuar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.

Pas një pauze të funksionimit të qendrave pritëse në Shëngjin dhe Gjadër, drejtuesit e qendrave kanë rikontaktuar punonjësit që ishin pjesë e bashkëpunimit të parë për të rifilluar punën në këto kampe duke filluar nga enjtja.

Ky bashkëpunim synon të garantojë kushte dinjitoze për emigrantët dhe një menaxhim më efikas të fluksit migrator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kishte gropë në kokë”! Mbyti partnerin me të dashurin e moshuar, si 24-vjeçarja tentoi t’i “ngecte” xhaxhait

Antonio Karafili, në atë kohë 18-vjeç, u gjet i varur në një pemë në pyllin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Letër drejtuar prokurorëve të Romës, Mark Samson shpjegon versionin e tij të vrasjes së Ilarias Sulës

Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës, Mark Samson shpjegon versionin e tij të vrasjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Xhama të thyer dhe dy fishekë…”, sherr në zyrën elektorale të Tom Doshit, reagon Policia e Tiranës

Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur mes disa personave te zyra e Partisë Social…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prag-tragjedie/ Makina përfshihet nga flakët në aksin Laç–Mamurras, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët këtë të hënë në autostradën Laç–Mamurras, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Denoncon qytetari: Më vodhën dokumentet dhe paratë teksa falesha në xhami

Një banor i Matit me banim në Britaninë e Madhe ka denoncuar vjedhjen e dokumentave…

LEXO ME SHUME