Categories Lajme

Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Berat, Zvicra grant prej 2.2 milionë frangash

Pesë bashkitë e qarkut Berat, po zbatojnë projektin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, financuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike ( SECO) me një kontribut granti prej 2.2 milionë franga zvicerane.

Në kuadër të këtij projekti është përgatitur një plan rajonal për menaxhimin e mbetjeve.

Kryetari bashkisë së Beratit, Ervin Demo, tha se “qytetit i duhet një zgjidhje e qëndrueshme dhe ne do të bëjmë të pamundurën të ofrojmë në bashkëpunim me të gjitha bashkitë e rajonit dhe partnerët SECO,KfW”.

Sipas tij, prioritet është grumbullimi dhe depozitimi i sigurt i mbetjeve, ndjekur nga përmirësimi i riciklimit dhe në fund realizimi i impianteve komplekse të trajtimit.
Gjatë fazës së parë të projektit fokus i ndërhyrjes do jenë: përmirësimi i depozitimit të mbetjeve, zhvillimi i një sistemi optimal për grumbullimin e mbetjeve, riciklimi dhe trajtimi i mbetjeve, zhvillimi i një sistemi optimal për transferimin dhe transportin e mbetjeve.

Ndërsa faza e dytë e projektit do të fokusohet në realizimin e një impianti rajonal për trajtimin e mbetjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME