Categories Bota, Lajme

Mendoi se mundi kancerin dhe po bënte planet për dasmë, ndërron jetë 27-vjeçarja

Britani – Një 27-vjeçare, nënë e një djali ka ndërruar jetë nga kanceri vetëm disa javë pasi mjekët i thanë se “ishte pastruar”. Ashleigh Whitaker, luftoi me sëmundjen e njohur si “Ewing Sarcoma” për një vit dhe në dhjetor të vitit të kaluar i thanë se e kishte fituar betejën. Partneri i saj, Mithcell Antrobus, 30 vjeç tha se e fejuara e tij ishte e gëzuar për të ardhmen dhe kishte filluar që të kërkonte për fustane dasmash për ceremoninë e tyre.

Megjithatë, gëzimi i tyre mori fund më 30 janar kur ajo nuk ndihej mirë dhe u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Brenda pak orësh, mjekët i thanë se kanceri ishte rikthyer dhe një ditë më vonë, Ashleigh ndërroi jetë.

Ajo dhe Mitchell ishin bashkë prej 10 vitesh dhe kishin një djalë, të cilin e quajtën Jordan. I dëshpëruar nga kjo humbje, Mitchell tha: “Ashleigh ishte personi më i kujdesshëm dhe më i dashur që mund të njihje. Ajo ecte dhe thjesht e ndriçonte dhomën. Ajo i jepte energji pozitive kujtdo që e takonte.

Ishte nënë shumë e mirë dhe fëmija ishte e gjithë bota për të. Ajo donte më shumë nga kjo jetë por u largua. Nuk duket si diçka reale që ajo ka ndërruar jetë, duket si makth. Nuk mund të bëj asgjë por ndihem i dëshpëruar”. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME