Categories Kuriozitete

Mendoi se porositi shishe vere $80, por në fakt ishte $800, historia mjaft qesharake

Ja pse duhet të shikoni çmimin mirë para se të porosisni diçka…Një burrë jo vetëm që i bëri surprizë për shën valentin të dashurës, por edhe vetës me një faturë të majme. Ky burrë, ka 2 vite që jeton në Japoni, dhe për një moment nuk e kalkuloi si duhej çmimin e një shishe verë që porositi. Romantiku i pa shpresë tregoi historinë e tij në Reddit, dhe të gjithëve iu duk jashtëzakonisht qesharake!

Ai tregoi se kishte dy vite që jetonte në Japoni, dhe tash e gjashtë muaj është në një lidhje. Në ditën e shën valentinit, ai vendosi ta surprizonte të dashurën me një darkë romantike, diçka pak më të shtrenjtë nga ato që bënin zakonisht. Ata zgjodhën një darkë jo shumë të shtrenjtë, mirëpo po që e ngatërruan fare punën kur porositën pijet e tyre.

Pasi që ishte një darkë romantike, ata vendosën të marrin një shishe verë, por pasi që asnjëri nuk ishin ekspert vere, vendosën të marrin sugjerimet e stafit për llojin e verës që duhet të marrin. Kur shërbyesi ofroi sugjerimet, të gjitha ishin rreth 16,000 jen, pra 160 dollarë. Sigurisht, kjo ishte paksa shumë për çiftin kështu që vendosën t’i hedhin një sy menysë.

Ata panë një alternativë 80 dollarëshe, dhe vendosën të marrin atë. Mirëpo teksa po e shijonin verën, burri kujtoi diçka që thuajse i la verën në grykë. Çmimi kishte qenë 80,000 jen, dhe jo 8,000. Ata sapo kishin porositur një shishe verë që kushtonte 800 dollarë.

Ata në fillim ishin pa fjalë, por më pas vendosën të qeshin me ndodhinë e tyre dhe e shijuan, pasi që ata veçse e kishin pirë gjysmën. Ai bëri shaka në Reddit duke thënë se tani për pjesën e mbetur të muajit ata do të pinë vetëm ujë nga çezma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME