Lajmi se tatimet kanë mbyllur lokalin e njohur si “Tajvani” për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor nuk është besuar nga qytetarët.
Një numër i madh përdoruesish të Instagramit i janë përgjigjur me ironi zv.kryeministrit Erion Braçe që dha lajmin duke thënë se qeveria po bën shoë me lajme të tilla dhe se nuk ia mbyllin dot biznesin një personazhi mjaft pranë Ramës.
Mirëpo, Braçe është nxehur mjaft se përse shqiptarët nuk e kanë besuar versionin e mbylljes së “Tajvanit” duke iu përgjigjur me një gjuhë të papërtatshme ndjekësve të tij që kanë bërë ironi.
Braçe ka përdorur një gjuhë të rëndë ndaj tyre me terma si “kur mendon me b*thë” apo “budalla”, një formë komunikimi që e karakterizon ndaj atyre që nuk mendojnë si ai. /albeu



