Categories Kuriozitete, Kuzhina

Mënyra si duhet ta hamë Panetonen, që s’na e kishte thënë askush

Ëmbëlsira më tipike e Krishtlindjeve, e cila ka njohje të gjërë edhe përtej Italisë, është: Panetone. Por si lindi kjo ëmbëlsirë, e cila tashmë është bërë e pandashme edhe në tavolinat e shqiptarëve.

Panetone lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli i XIV. Panetone tradicionale e Milanos është ajo e gjata, por ekziston edhe varianti i shkurtër dhe i gjerë, i cili është përhapur më së shumti në Piemonte.

Panetone tipike e traditës milaneze, e cila konsiston në gatimin e saj me dorë, është një produkt furre, me përbërës natyralë për ardhjen e brumit dhe ka një formë tipike cilindrike të marrë nga “letra e furrës”, e cila ngjitet derisa produkti të përfundojë.

Ëmbëlsira përfaqëson një strukturë të butë dhe një aromë tipike të fermentuesve si soda e bukës. Panetone tipike e traditës artizanale milaneze gatuhet me ujë, miell, gjalpë, vezë (ose vetëm të verdhat e vezëve), por mund të shtohen edhe copa të prera të frutave të freskëta, lëkurë portokalli ose qitroje.

Panetone industriale dhe artizanale

Panetone që fillimisht bëhej në furra nga pastiçeri, tashmë është bërë aq e njohur sa pjesa më e madhe e kësaj ëmbëlsire prodhohet nga industritë më të mëdha ushqimore përmes një procesi industrial, i cili gjithashtu ka ruajtur karakteristikat dhe shijen e saj. Me rastin e festave të fundvitit, industria italiane prodhon më shumë se 100 milionë ëmbëlsira, të cilat më pas shpërndahen në të gjithë botën.

Si ta konsumoni:

– Është e rëndësishme që menjëherë pas konsumimit të një pjese, pjesa tjetër e mbetur të mbështillet sërish me letrën e celefonit për ta gjetur të freskët, herën tjetër që do ta konsumoni.

-Para se ta konsumoni duhet ta ekspozoni panetonen afër një burimi nxehtësie (një oxhaku të ndezur, një kaloriferi, brenda një furre e cila po ftohet pas pjekjes së ndonjë gatimi, ose në mungesë të këtyre mjeteve, brenda një mikrovale duke vendosur një temperaturë jo shumë të lartë dhe për shumë pak minuta). Nxehtësia shërben për shkrirjen e gjalpit me të cilin është gatuar.

-Për të lehtësuar prerjen e Panetones ju sugjerojmë të hiqni letrën me të cilën është mbështjellë dhe shitur.

-Vera tipike për shoqërimin e panetones është padyshim spumantja e ëmbël (e njohur si Asti Spumante), e cila vihet fillimisht për disa minuta në frigorifer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME