Categories Teknologji

Mercedesi pranon se në veturat e reja ka sensorë për vendndodhjen

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave luksoze, Merceses-Benz, është vënë në qendër të kritikave pasi zyrtarët e tij kanë pranuar se veturat janë të pajisura me sensorë të fshehtë për gjetjen e lokacionit.

Të gjitha veturat e reja dhe të përdorura që janë prodhuar nga Mercedesi janë të pajisura me sensorë që mund ta tregojnë vendndodhjen e veturës gjatë tërë kohës. Vetëm në Britani të Madhe, vitin e kaluar janë shitur 170 mijë vetura të këtij prodhuesi. Sidoqoftë, zyrtarët e kompanisë thanë se këta sensorë aktivizohen vetëm në rrethana ekstreme, siç është rasti kur konsumatorët që e paguajnë veturën me këste dështojnë t’i bëjnë pagesat me kohë. Përpos kësaj, ata pranuar se të dhënat e marra nga këto pajisje të fshehta ofrohen edhe për palët e treta, të cilat kanë të drejtë t’i konfiskojnë veturat në rast të mospagimit të kësteve.

Rreth 80 për qind e veturave të kësaj kompanie shiten me këste, që është përqindje më e madhe se e të gjithë prodhuesve të tjerë. Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave, përcjellja e vendndodhjes së veturës pa dijeninë e vozitësve është vepër ilegale, shkruan “Daily Mail”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME