Categories Kuriozitete

Meri Shehu zbulon kë favorizojnë yjet për të fituar Big Brother

Astrologia e njohur, Meri Shehu e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Fun Club’ ka parashikuar se kush ta ta fitojë sipas yjeve ‘Big Brother VIP’.

“Fati është shkruar në yje, por ne duhet të japim më të mirën tonë që të mbështesim energjinë që na japin yjet në momentin e lindjes. Duhet të dini se kur lind njeriu merr një energji të caktuar nga universi. Kjo energji ose përparon e zhvillohet në lidhje me kushtet e njeriut, ku rritet, në çfarë vendi, me çfarë kulture. Ose nëse ai lind në një vend jo shumë adapt, mund edhe ta përkeqësojë mesazhin e yjeve. Por kemi edhe njerëz që nga e keqja ngihen dhe triumfojnë”, tha Meriu kur u pyet nëse astrologët e dinë se kush do fitojë.

Ndërsa kur Dojna Mema e pyeti se si e sheh përballjen e kësaj finaleje, ajo tha “është shumë e fortë”.

“Të gjithë ata janë lider. Kemi dy shenja zjarri që janë Dashi (Iliri) dhe Shigjetari (Einxhel). Përballë shenjave të zjarrit të gjithë përulen, nga energjia, nga thënia e gjërave drejtpërdrejtë. Energjinë e Shigjetarit e ka përdorur më mirë Einxhel.

Iliri ka qenë praktik në egoizmin e vet. Po çfarë do publiku? Një njeri ashtu siç është individual, apo një njeri që lufton për kauza? Mes tyre shoh një femër potente si Einxhel. Yjet nuk e favorizojnë Dashin. Favorizim përmes yjeve ka Binjaku (Beniada)”, tha ajo duke lënë të kuptohet se fituesja e çmimit të madh të ‘Big Brother VIP’ mund të jetë modelja Beniada Nishani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME