Categories Lajme

Merkel “lë postin”, njeriu i saj i besuar zgjidhet lideri i ri i CDU-së në Gjermani

Është Armin Laschet lideri i ri i Kristiandemokratëve gjermanë i zgjedhur nga kongresi i CDU. Lasket fitoi balotazhin me të preferuarin e sondazheve Fredrik Merz me 521 vota kundrejt 466. Guvernatoi i Nordrajn Vestfali, 59 vjeç, do të drejtojë partinë e Angela Merkel, e cila në zgjedhjet e ardhshme të muajit shtator nuk do të kandidojë më pas 16 vitesh qeverisjeje.

Merkel e cila ka drejtuar partinë prej 18 vjetësh deri në vitin 2018, ka bërë të qartë se nuk do të kandidojë më dhe se do të largohet nga skena politike në shtator të 2021-shit, në përfundim të mandatit të saj. Kandidatët në listë ishin tre, të tre burra: të gjithë të lindur në të njëjtin rajon, më të populluarin në Gjermani, dhe të tre europianë të qendrës dhe pse me disa ndryshime domethënëse nga njëri tjetri.

Armin Lasket, konsiderohej si zgjedhja që do të shënonte vazhdueshmërinë e drejtimit të Merkel. Ai kishte mbështetjen e përfaqësuesve më në zë të partisë së tij, por ka dyshime për aftësinë e tij në mbajtjen e një roli të rëndësishëm të qeverisë në skenë kombëtare dhe sidomos në atë ndërkombëtare. Kritikët e tij shprehen se ai nuk është ende gati për postin e kancelarit të Gjermanisë dhe liderit të vendit më të fuqishëm brenda Bashkimit Europian.

Mediat gjermane shkruajnë se asnjeri nga kandidatët nuk ngjallte shumë entuziazëm për të qenë kancelar. Për këtë arsye përfliten emra më të njohur si Jens Spahn, ministër i shëndetësisë shumë i vlerësuar për menaxhimin e pandemisë, dhe Markus Shëder, kryeministër i Bavierës dhe lider i CSU që sipas sondazheve të fundit ka mbledhur 80 për qind të mbështjes nga zgjedhësit e CDU dhe CSU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME