Categories Lajme

Merkel: Vaksina duhet të jetë e përballueshme nga të gjithë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është zotuar sot se do të kontribuojë me fonde të konsiderueshme në fushën e kërkimeve mbi vaksinën kundër COVID-19.

Në një video-konferencë me liderët e BE-së, Merkel theksoi se një vaksinë e mundshme kundër koronavirusit, do të duhet të vihet në dispozicion për të gjitha vendet. Sipas saj, kthimi i gjendjes në normalitet në të gjithë botën do të jetë i mundur, vetëm pas zhvillimet të një vaksine kundër virusit vdekjeprurës.

“Shkenca nuk është kurrë nacionale, shkenca i shërben njerëzimit”, theksoi Merkel, duke bërë thirrje për bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar në përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19. Nëse gjejmë një ilaç ose vaksinë, e testojmë dhe e aprovojmë atë, atëherë kjo duhet të jetë e disponueshme dhe e përballueshme për të gjithë botën”, tha ajo. Kujtojmë se shteti gjerman miratoi dje testet e para klinike, të një vaksine kundër koronavirusit tek njerëzit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME