Categories Lajme

Merkel: Viti im i fundit në detyrë…

Angela Merkel, në fjalimin e saj të Vitit të Ri drejtuar kombit tha se viti 2020 ishte më i vështiri gjatë  udhëheqjes së saj 15-vjeçare, megjithatë fillimi i vaksinimeve kundër COVID-19 e bën vitin 2021 një vit shprese. Merkel, e cila ishte në krye të Gjermaninë dhe Bashkimit Europian përmes krizës financiare të vitit 2008, krizës së borxhit grek një vit më vonë dhe krizës së migrantëve pesë vite më parë, dënoi protestat kundër bllokimeve dhe tha se ajo do të vaksinohej kur vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme.

“Më lejoni t’ju them diçka personale në përfundim: brenda nëntë muajsh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj përsëri”, ka thënë Merkel, e cila është 66 vjeç. “Prandaj, kjo do të jetë hera e fundit do të mbaj një fjalim të Vitit të Ri për ju”.

Ajo shtoi: “Unë mendoj se nuk po e ekzagjeroj kur them se: asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk kemi mbyllur një vit më kaq probleme dhe shqetësime, por kemi shpresa për  vitin e ri që po vjen”. Mandati i katërt dhe i fundit i Merkel u shënua nga pakënaqësia brenda konservatorëve pas humbjeve në zgjedhjet rajonale të cilat shumë fajësuan vendimin e saj për të mirëpritur më shumë se një milion azilkërkues në 2015.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME