Categories Lajme

Merr flakë anija turistike në Karaburun, 6 marinarët hidhen në det (Video\Foto)

 Një anije turistike me 6 persona në bord ka shpërthyer në flakë në Karaburun. Anija turistike e linjës Karaburun-Sazan ka marrë flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa shkaku mendohet të jetë një shkëndijë elektrike në bordin e saj. Kjo anije arrin të mbajë në bord më shumë se 100 turistë, por në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë vetëm 6 punonjësit e kësaj anije, pasi në të kundërt pasojat mund të ishin më të mëdha.

Sapo kanë ndjerë zjarrin personat që kanë qenë në bordin e kësaj anije janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët. Ata kanë mundur të dalin me not në breg dhe nuk raportohet të kenë marrë lëndime.

Anija turistike ishte e përbërë me material druri, ndërsa shërbente si bar dhe si kuzhinë çka ka bërë që flakët të shpërndahen me shpejtësi në të gjithë trupin e saj.

Kjo anije operon prej kohësh në brigjet e Vlorës dhe bën çdo ditë linjën shëtitëse të turistëve Karaburun- Ishuli i Sazanit. Flakët tashmë janë shuar plotësisht ndërsa nga anija ka mbetur thuajse asgjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME