Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Milot–Mamurras. Automjeti mori flakë teksa ishte në lëvizje.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në sistemin motorrik. Rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen.
