Një mjet, tip trailer, ka marrë flakë, në ecje e sipër, ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd Përrenjas. Sipas policisë automjeti me targa të huaja dhe me drejtues një shtetas nga Maqedonia e Veriut, është djegur pjesërisht, ndërsa ishte e ngarkuar me letër e kartonë ambalazhi.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak Në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, në ecje e sipër ka marrë zjarr mjeti tip trailr me drejtues shtetasin D.M., banues në Maqedonin e Veriut.
Si pasojë është djegur pjesërisht rimorkia e cila ishte e ngarkuar me letër kartona ambalazhi. Dëme në njerëz nuk ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.