Kreu i SHCBA, Muhamet Rrumbullaku është konfirmuar në detyrë, pasi ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Vendimi është dhënë pak minuta më parë në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, ndërkohë që në seancën dëgjimore që u mbajt disa ditë më parë, u përmend dhe një foto që Rrumbullaku kishte me autorin e vrásjes së komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku. Relatorja Mirela Ujkani u shpreh se Komisioni e ka cilësuar si “rastësi” fotografinë mes Rrumbullakut dhe Frrokut, teksa po qëndronte me koleget në tavolinë, dhe kjo nuk e lidh kreun e SHCBA me ngjarje krïminale.
“Për foton, ka thënë se e kanë hedhur në Facebook me 24 prill 2011. Vrasja e kryekomisarit ka ndodhur në 2014. Ai ka qenë me koleget dhe ka qëndruar për një kohë të shkurtër në tavolinë. Komisioni, ka hetuar duke kërkuar informacione dhe SPAK, Porkuroria e Përgjithshme, Gjykata e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë sjellë të dhëna, ku komisioni arriti në konkluzion se takimi ka qenë rastësor.
Ka qenë me kolegët, dhe më pas kanë ardhur shtetasit e tjerë që ka qëndruar me ta disa minuta. KJV konstaton se ka pasur takim rastësor më dt 7.5.2011. Nuk rezulton që shtetasi me të cilin është takuar të jetë dënuar para kësaj date. Kontakti nuk mund të vlerësohet si kompromentues pasi ngjarja ka ndodhur disa kohë pas takimit.
Shtetasi T.V ka publikuar foton dhe nuk rezulton që Rrumbullaku të ketë marrëdhënie që e përfshijnë në ngjarje krïminale”, tha Ujkani në seancën dëgjimore. Sa i përket pasurisë, sqaron se edhe në vitin 2005 ka bërë një deklaratë që përputhet me të gjitha të dhënat dhe burimi i krijimit të të ardhurave është i justifikuar.
Pasuria 1- Apartament 1+1 me sipërfaqe 53m2 në Tiranë, me të ardhura nga familja. Apartamenti është shitur, dhe është përfituar vlera 50% e tij. Rezulton se për pasurinë, ASHK Tiranë, thotë se ekziston kjo pasuri, ndërsa aktualisht nuk është në emër të tij, duke paraqitur kontratën e shti-blerjes së tij. Vlera e apartamentit është 703 mijë lekë. 532 mijë 940 vlera bruto.
Në deklaratën e vitit 2005 ka kryer të njëjtin deklarim dhe përputhet me deklarimet e tij. 1 mln 950 mijë lekë ka shitur pronën. Subjekti ka deklaruar të ardhurat financiare që justifikojnë shpenzimet e kryera. Apartamente rezulton i ligjshëm. Gjendja kesh para, 800 mijë lekë. Ka patur mjete të mjaftueshme të ardhurash për ta patur këtë gjendje kesh në vitin 2018. Burimi i krijimit i justifikuar nga kursime familjare.
Pasuria 2 – Banesë private e legalizuar dhe e regjistruar. 8.9.2011. 395 m2 sipërfaqe banimi 148m2. Një kat nën tokë dhe mbi tokë 3 kate. Në bashkëpronësi me të vëllain. Është ndërtuar në 3 faza, fillon nga 1999 nga shitja e apartamentit, kursimet familjare, shitja e banesës private të trashëguar në Krrabë, 1 mln e 400 mijë lekë, jursimet nga pagat, qeraja e katit parë. Më 23.3.2013 pasuria e emërtuar bodrum 148 m2, pasuria apartament, sip 198m2 dhe apartament 202 m2. Vlera e privatizimit 1 mln e 400 mijë dhe 1 mln e 500 mijë lekë.
Pasuria 3- Ka dy kontrata në OSHEE, në Tiranë familjare dhe po në Tiranë private. UKT, ka të lidhura dy kontrata, e para për ambientin familjar dhe tjetra kategori biznesi. Ka paraqitur dokumente justifikuese shtesë. Faza e parë e punimeve në banesën e tij është 2.994.952 lekë faza dytë është 3 milionë e 350 mijë dhe faza e tretë 3 milionë e 559 mijë lekë. Pjesa totale, 6 milionë e 681 mijë lekë, e përbërë nga vlera e përcaktuar nga eksperti ligjor.
Burim nga kursimet familjare dhe qeraja e katit të parë. Banka Reiffaisen ka marrë me qera katin e parë, që prej 27.12.2007 e rinovuar në 3 kontrata. Konstatohet se vlera e qerasë për 2007-2012, 166 mijë lekë, për 2012.2017 e njëjta vlerë, dhe për kontratën e tretë 2017-2022 vlera e qerasë është 150 mijë lekë, kushtet e tjera të kontratës të pandryshueshme.
Subjekti ka deklaruar të ardhurat vazhdimisht dhe paguar tatimin mbi fitimin. 180.3m2 bashkëpronar me vëllain, vlera e qerasë kalon në llogari të Muhamet Rrumbullakut dhe pas shlyerjes së detyrimeve ndahen në mënyrë të barabartë. Kursimet familjare nga 1999 deri në 2011 janë të mjaftueshme për të kryer këto investime. Burimi i pasurisë i ligjshëm.
Pasuria 4 – Benz Mercedes, i blerë në 2004 shitur në 2008 për 8 mijë euro. Ka qenë pronar i kësaj autoveture, pasuri e krijuar gjatë periudhës së vlerësimit. Subjekti ka bërë të njëjtin dekkarim dhe përputhet me deklarimin në vetting. Të ardhurat nga shitja e mjetit janë deklaruar si të panjohura, pasi sipas ligjit justifikimi qëndron pasi nuk konsiderohet pasuri që domosdoshmërisht duhet të deklarohet. Ka rezultat pozitiv sa i përket shpenzimeve në raport me të ardhurat.
Pasuria 5 – Blerje automjeti më 10.10.2008, të ardhurat nga shitja e mjetit të parë dhe të ardhurat familjare. Vlera e blerjes 8 mijë euro. Konstatohet se subjekti ka dhënë të njëtin deklarim për shitjen si ai para vettingut. Deklarimi i subjektit përputhet në raport me kërkesat për deklarim.
Automjet tjetër i blerë në 7.1.2013 me burim kursimet familjare, 3 mijë euro. Ka qenë pronar i ligjshëm i tij. Burime të mjaftueshme për të blerë. Të ardhurat nga shitja e tij janl të njëjta me vlerën që e ka blerë. Blerje automjeti nëntor 2013, dhuruar nga E. Rrumbullaku, vlerë 4 mijë euro. Dokumentacion justifikues korrekt.
Deklarimi i të ardhurave: 1milionë e 950 mijë lekë, shitje apartamenti; Të ardhura nga shitja e pasurisë së luajtshme 18 mijë euro; Nga qeraja 10 milion; Nuk ka kryer deklarim të rremë të të ardhurave apo fshehje të pasurisë; Nuk ka detyrime financiare ndaj palëve të treta.
Shpenzimet: Me natyrë për shërbime, arsimin, tatimin, sëmundjet, udhëtimet jashtë Shqipërisë. Konstatohet se deklarimi i subjektit përputhet me materialin e nxjerrë nga hetimi.
Vlera për kurim jashtë Shqipërisë, është mbuluar nga buxheti i shtetit. Nga Ministria e Mbrojtjes për kurimin në Turqi ka dokumentacion që e justifikon.
Bashkëshortja e Rrumbullakut ka humbur dokumentin për blerjen e një automjeti golf, aktin noterial dhe vlerën e blerjes. Djali i Rrumbullakut, pronar i ligjshëm, dhe kostoja e blerjes në 2013 është 300 mijë lekë. Është shitur në të njëjtin vit në të njëjtën vlerë. Burime të mjaftueshme për të bërë blerjen e tij. Deklarimi përputhet me gjetjet dhe dokumentet justifikuese. Blerja e mjetit tip Fiat, blerë nga të dhururuat e familjes dhe dhuruar shtetasit E. Rrumbullaku, me vlerë 2 milionë e 480 euro dhuruar vëllait të tij. Blerje automjeti tip Ford, 3 mijë e 430 euro vlera e blerjes. Gjendje në llogari bankare, të ardhurat nga pagat etj. 1 mln e 30 mijë. Djali i tij mbajtës i dy llogarive. Lekë dhe euro. Gjendja e llogarisë 1 mln e 374 mijë lekë, vlera në llogarinë në euro është zero. Deklarimi i të ardhurave përputhet me fitimet e të birit nga aktiviteti me të cilin merret.
21.1.2019, ekziston të jenë të ardhura nga kursimet e familjes 17 mln 199 mijë lekë. Në përputhje me deklarimet dhe konstatohet se janë të ligjshme. 50 mijë lekë në muaj të ardhura nga qeraja e tezes së djalit, që kalojnë në llogari të djalit të Rrumbullakut, por që janë para që i kalojnë përmes një akt marrëveshjeje tezes së tij. Arsyeja e kësaj marrëveshje pamundësia e të afërmes së tij për tu marrë me biznesin.
Për këtë ka reaguar Rrumbullaku duke thënë: “Duke ju falenderuar paraprakisht ne hartimin e raportit në 3 komponentët, është korrekt, objektiv, tepër transparent. 3 sqarime, në lidhje me lëvizjen e sendeve që kanë të bëjnë me automjetet.
1.Nga 2005 në 2013, është bërë shitje dhe blerje automjetesh thjeshtë për ti rinovuar dhe jo për përfitime personale se mund të ngjajnë lëvizje të dyshimta.
2.Fëmijët e mi madhor, unë si gjysh, kanë nisur një aktivitet normal në 2014, kohë kur u largova nga policia për arsye shëndetësore, kam blerë një automjet tjetër. Mjetet u janë dhuruar fëmijëve që tju shërbejnë në aktivitetin e tyre.
3.Marrëdhëniet kontraktuale të bashkëshortes sime me baxhanakun tim që është shtetas amerikan për një prokurë që është dhënë, jo për interesa të familjes Rrumbullaku që nuk cënojnë marrëdhënie interesi. Për të formuar një biznes në Shqipëri, baxhanaku hyn dhe del çdo vit në Shqipëri qoftë edhe për pushime. E sqarova për për publikun.”(E.K/Faxweb.al)
