Categories Lajme

Merrni masa/ Moti bën kthesë e papritur, si do të jetë koha javën e ardhshme

Këto ditë vendi është “pushtuar” nga ditë të nxehta, por javën që presim përpara pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime por edhe reshje shiu kryesisht në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Për ditën e hënë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Në relievet malore në lindje reshje shiu në formen e shtrëngatave dhe rrbesheve afatshkurtra.

Nga po të njejta situatë meteorologjike vendi do të ndikohet edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Në relievet malore në lindje reshje shiu në formen e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri në fund të javës (e Enjte dhe e Premte) pritet përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë.

Reshjet me intensitet deri të lartë do të jenë afatshkurtra por në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Gjithashtu për këto tre ditë parashikohet rënie e temperaturave ndërsa i nxehti Afrikan tërhiqet nga vendi ynë për pak ditë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME