Categories Lajme

Merrni masat në orën 19:00! Reshje të dendura shiu

Java nisi me reshje shiu në një pjesë të madhe të vendit si edhe erë, e cila shkaktoi dallgë deri në 8 ballë. Për shkak të kushteve atmosferike është ndërprerë edhe lundrimi i peshkarexhave si edhe të dy linjave të trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi.

Intensiteti i resheve pritet të shtohet gjatë orëve të pasditës për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.

Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.

Zonat me te gjelber dhe te verdhe do te perfshihen nga reshje te dendura shiu, kurse pjesa tjeter do te kete reshje me intensitet me te ulet.

Për sa i përket vlerave termike, sipas Meteoalb mëngjesi i sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.

Dita e martë do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë do të ketë rritje të temperaturave nga dita në ditë.

Kjo do të bëjë që në zonat malore temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë dhe maksimalet të jenë deri në 15 gradë celsius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME