Categories Lajme

Mes betejës me sëmundjen, Céline Dion bën daljen e parë publike

Në pamjet e postuara në internet, fituesja e Grammy dhe fëmijët e saj mund të shihen duke vizituar kanadezët në dhomën e tyre të zhveshjes pas ndeshjes.

“Është një nder i madh që të takoj,” i tha Dion trajnerit Martin St. Louis. “Ishte një natë e pabesueshme.”

Gjithashtu dëgjohej Dion duke u dhënë këshilla sportistëve, duke u thënë atyre: “Vetëm qëndroni të shëndetshëm, të fortë… bëni atë që bëni më mirë”.

Dalja e Dion vjen pak më shumë se pesë muaj pasi ajo anuloi datat e mbetura të turneut të saj botëror Courage për t’u fokusuar në shëndetin e saj.

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë”, shkroi ajo në një mesazh të 26 majit, të postuar në faqen e saj në Instagram. “Po punoj shumë për të rigjetur forcën time, por turneu është shumë i vështirë edhe kur je 100%. Nuk është e drejtë ndaj jush të vazhdoni të shtyni shfaqjet, dhe edhe pse kjo më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë”, tha ajo. “Dëshiroj që të gjithë ta dini, nuk po dorëzohem dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”

Në dhjetor 2022, Dion tregoi se ajo ishte diagnostikuar me sindromën e ‘personit të ngurtë’, e përshkruar si një çrregullim neurologjik “shumë i rrallë” që shpesh mund të shkaktojë spazma muskulore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME