Categories Lajme

Mes lotëve e dhimbjes, nëna e Elonës që u mposht nga sëmundja lutet t’i kthehet trupi i vajzës (Video)

Përmes Report Tv nëna e Elonës i bën apel kryeministrit që ta ndihmojë të sjellë në shtëpi trupin e pajetë të vajzës. Elona nuk ia doli dot. Ditën e djeshme ajo humbi betejën me sëmundjen në një spital në Turqi, por familja e saj ende pret që trupi i vajzës së tyre të kthehet në shtëpi. Përmes Report Tv nëna e saj i bën apel kryeministrit që ta ndihmojë të sjellë në shtëpi trupin e pajetë të vajzës.

“Elona ndodhet në Turqi. Unë e çova për kurim por sëmundja i mori jetën. Unë i kërkoj Edi Ramës që si teagoi për kurimin e Elonës të ma sjellë vajzën në shtëpi. Më kanë thënë në spital që nesër në orën 10:00 do vijë vajza në Shqipëri”, shprehet nëna  e Elonës. Ndërsa një apel të ngjashëm ka edhe babai i Elonës. “Unë kërkoj nga ministri që sa më shpejt të më sjellë vajzën këtej”, thotë babai.

E reja ndërroi jetë këtë mëngjes në një spital publik në Turqi, ku po merrte kurim dhe do t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë, për sëmundjen e rrallë që e kishte prekur që në lindje: që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë. Shpresat për ta mbajtur në jetë ishin të pakta, por pas apelit të pindërve të saj qeveria shqiptare mori përsipër shpenzimet për trajtimin mjekësor të Elonës në Turqi, pasi duhej një skuadër mjekësh specialistë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME